Takimi Ada- Kastrioti që do të luhet pasditen e së shtunës në orën 14.30 në fushën sportive “Reshit Rusi” konsiderohet më I rëndësishmi I javës së pestë të kampionatit të kategorisë së parë. Krutanët ende nuk njohin humbje në këtë kampionat e për këtë arsye do të udhëtojnë drejt Shkodrës me objektivin e qartë për të marrë fitoren e rradhës.
Trajneri Elvis Plori që I drejton ata, ka shumë besim tek skuadra e tij por në fakt të njëjtën gjë thotë edhe trajneri I sapoemëruar I Adës Ilir Dibra. Në një prononcim për mediat, ai ka bërë të ditur se objektivi I velipojakëve është I qartë për të ndalur Kastriotin.
Takimi Ada- Kastrioti pritet të ndiqet me interes nga tifozëritë e të dy ekipeve dhe jo vetëm nga ata sepse edhe tifozëria lezhjane ka interes në këtë ndeshje ngaqë Besëlidhja është rivalja kryesore e Kastriotit dhe në rast se ai ndalet, ky do të ishte një rezultat shumë I favorshëm për të.