Sunday , 17 January 2021

DIBRA: VLLAZNIA MUND TË SHITET BRENDA 2 MUAJSH

Çështja e privatizimit të Vllaznisë ka qenë tema kryesore e diskutimeve në emisionin “Sport Arena” të kësaj të hëne në televizionin Rozafa.

Në studio kanë qenë të ftuar dy justistët e njohur Apollon Haxhi dhe Blendi Dibra të cilët kanë shpjeguar edhe detaje në lidhje me këtë proces i cili mund të përfundojë edhe brenda dy muajsh, por që sipas tyre, ka edhe shumë detaje që kërkojnë sqarim.

Ndërkohë gjatë këtij emisioni është folur edhe për ecurinë e Vllaznisë në këtë fillim-kampionati dhe dy trajnerët e njohur Edmond Doçi dhe Samuel Nikaj e kanë vlerësuar skuadrën shkodrane dhe janë shprehur të bindur se ajo do të rikthehet tek fitorja të shtunën ndaj Bylisit.

Kampionati ka nisur mirë për Vllazninë dhe të gjithë shpresojnë që të përfundojë po ashtu, duke patur brenda edhe besimin se shumë shpejt klubi mund të ketë edhe një pronar të ri me të cilin do të nisë një erë e re.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …