DIGJEN NGA FLAKET DY AUTOMJETE NË GJUHADOL

Dy automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Gjuhadol të Shkodrës, si shkak i një shkëndije elektrike në njërin nga mjetë. Mjetet zjarrfikëse edhe pse kanë mbërritur në kohë e kanë pasur të vështirë që të arrijnë për shkak të rrugicave të ngushta dhe parkimeve të automjeteve. Sa që është dashur që të bëjnë shtrimin e rreth 400 metër linear tuba për të bërë lokalizimin dhe më pas shuarjen e zjarrit…
Ridvan Bushati, shefi i emergjencave në Bashkinë Shkodër, shprehet se është situatë e vështirë dhe puna në këto kushte është shumë rëndë për zjarrfikësit, pasi parkingjet dhe rrugicat e ngushta vështirësojnë punen e tyre.
Nga sa mësohet në mjetit tip voklsfagen golf 5 i cili ka qenë i parkuar si shkak i shkëndijës elektrike në paisjet ka rënë zjarr ndërsa është përfshirë nga flakët edhe mjeti tjetër mercedez benz.

Lexoni dhe kete

ATENTATI NE KURBIN, KAMERAT E SIGURISE FILMOJNE NGJARJEN

Një përson i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar …