DIGJET AUTOMJETI, DYSHOHET I QELLIMSHEM!

I vihet zjarri një automjeti në Lezhë gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 03:30, në lagjen “Besëlidhja” të qytetit. Persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip  Volkswagen me targa AA 096 O S,  në pronësi të shtetases L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i  hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet.

Si pasojë e zjarrit janë  djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje  si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …