DIGJET FURGONI, PO UDHËTONTE DREJT VALBONËS

Si shkak i një shkëndije elektrike në pjesën elektrike të furgonit që po udhëtonte në drejtim të Valbonës, ky i fundit ka marrë flake. Ndërsa pasagjer ndodheshin personazhe të njohuara të artit dhe show bizit shqiptar.

Furgoni me të cilën udhëtonin aktori Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula dhe bashkëshorti i saj profesori Hetem Ramadani, shkrimtarja Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë rrugës për në Valbonë të Tropojës, aty për ku dhe ishin nisur artistët.

Njoftimin për incidentin këtë mëngjes e ka njoftuar vetë shkrimtarja Mirela Sula përmes rrjeteve sociale nga ku ka postuar edhe videon e fugoni që përfshihet nga flakët. Menjëherë ata kanë dalë nga makina të traumatizuar, ndërsa falënderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin nga makina pak para se ajo të shpërthente në flakë.

Fatmirësisht asnjë nga personat që ndodheshin në mjet nuk është lënduar. Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Koman në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gomsiqes.

Lexoni dhe kete

VELIU TAKIM ME DREJTUESIT E POLICISE SE VERIUT

Zonat me rrisk të lartë në kultivimin e kanabisit do të jenë nën monitorim të …