Breaking News

DIGJET GJATE NATES LOKALI NE SHENGJIN

Një lokal veror është djegur gjatë natës në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin. Ngjarja është regjistruar rreth orës 4:00 minuta të ditës së sotme dhe zjarrfikësit e kanë patur të pamundur për të penguar djegien e plotë pasi gjithçka ka ndodhur vetëm në pak minuta. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarjen, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo.

Objekti rezulton në pronësi të shtetasit Gëzim Çuni, por sipas burimeve konfidenciale ky lokal veror është përdorur vazhdimisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Lezhë S.C. që po sipas këtyre informacioneve është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt. Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe mënyra e ndërtimit të këtij objekti në breg të detit është dyshimi kryesor ku janë përqëndruar hetimet, por pa shmangur edhe zjarrvënien përshkak të detyrës së OPGJ në Prokurorinë e Lezhës.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje ka qënë e kujdesshme në deklaratën e saj, duke dhënë informacion vetëm për djegien dhe asnjë detaj më shumë apo dyshimeve mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri. Pronari dejuro dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje rreth djegies së këtij lokali veror në Kune të Shëngjinit, por ende pa saktësuar se për cfarë bëhet fjalë.

 

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISE PER SEZONIN TURISTIK NE LEZHE

Sezoni turistik do të shoqërohet me shtim të prezences së policisë rrugore në qytetin e …