DIGJET KABINA E ROJEVE TE FIRMES QE PO NDERTON HEC-et

Vendqëndrimi i rojeve të firmës që po ndërton Hidrocentralet në Kurbnesh të Mirditës dhe Zall Gjocaj të Matit është shkrumbuar nga flaket e zjarrit. Ngjarja është regjistruar mesditen e 31 dhjetorit dhe fatmirësisht nga flaket nuk pati përsona të lënduar, por vetem dëme materiale. Televizioni Rozafa ka siguruar videon e momentit të zjarrit, ku siç shihet edhe nga pamjet flaket janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe zonen e banuar.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të largësise që ka Kurbneshi me qytetin e Rrëshenit. Në momentin e zjarrit brenda ambjenteve të firmes kanë qenë disa punonjes të cilët sapo kanë konstatuar flaket kanë dalë me shpejtësi jashta. Fatmiresisht flaket e zjarrit nuk u përhapen në objektet e tjera të firmes, ndërsa në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrvinies së qëllimshme, pasi banoret i kanë kundërshtuar në vazhdimësi ndërtimin e HEC-eve në zonen e tyre. Ata kanë organizuar disa protesta ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe drejtuesit e firmës.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME TRAJLERIN, PLAGOSEN 2 PERSONA

Dy përsona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor i cili ndodhi …