Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

DIGJET MAKINA E GARDIANIT TE BURGUT TE SHENKOLLIT

Një automjet në pronësi të një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nene Tereza ku si pasojë e flakëve autovetura tip mercedez në pronësi të shtetasit Nikoll Prenga është djegur thuajse plotësisht. Makina ka qënë e parkuar na anë të një rrugë kalldremi pak metra larg baneses, ndërsa kanë qënë fqinjet ata që kanë lajmëruar zjarrfikësit për ngjarjen.

Flakët kanë rënë në pjesën e pasme të automjetit duke rritur dyshimet për një zjarrvenie të qëllimshme, kjo e pohuar edhe nga pronari i mjetit që u referohet komunikimeve me zjarrfikësit. Efektivi i burgut të Shënkollit ka bërë të dutur se nuk ka konflikte përshkak të detyres, por e lidh ngjarjen me biznesin e tijë, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme kohet e fundit.

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, por ende nuk është përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshem dhe për këtë pritet përgjigjia e ekspertizes që i është bërë automjetit.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …