Monday , 20 January 2020
Breaking News

DIGJET MAKINA E GJYKATESIT ANDRI YMERI

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës bëhet me dije se janë shkrumbuar dy mjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër. Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës. Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Burime prane policise se Shkodres bejne me dije se po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qene i qellimshem nderkohe qe mjeti i djegur plotesisht eshte ne pronesi te gjyqtarit te Shkodres Andri Ymeri.

Nga ana tjetër policia përmes komunikatës zyrtare njofton se: Më datë 24.11.2019, rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedez-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër.Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …