Tuesday , 18 December 2018

DIGJET NJE AUTOMJET NE AKSIN SHKODER – VELIPOJE

Një automjet është shkrumbuar nga zjarri pasditën e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti është përfshirë nga flakët, duke krijuar një kaos të vërtetë për disa minuta në këtë aks rrugor. Fatmirësisht, nga djegia e automjetit nuk ka pasur përsona të lënduar. Ndërkohë, shkak i flakëve mësohet se është një defekt në sistemin elektrik të automjetit tip Benz. Sipas të dhënave, në automjetin e djegur ndodheshin 3 persona.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë që në pjesën e përparme mjeti po merr flakë ka parkuar në anë të rrugës, duke dalë jashtë makinës. Sipas dëshmitarëve, zjarrëfiksja ka vonuar për të mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e flakëve.

Ndërsa, djegia e këtij automjeti ka krijuar edhe një trafik të rënduar në këtë aks rrugor, për shkak se edhe u ndal për disa minuta qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …