Friday , 27 November 2020

DIGJET NJE AUTOMJET NE QYTETIN E SHKODRES

Pas Vlorës, duket se fenomeni i djegies së makinave është përhapur në të gjithë vendin. Kështu, një makinë u dogj plotësisht ndërsa dy të tjera u dëmtuan gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit te kesaj te premte në lagjen Vojo Kushi. Makinat ishin të parkuara në rrugë poshte pallateve ku jetojnë poseduesit e tyre. Fillimisht ka marrë flakë kjo makinë tip Benz me targë AA 327 VC,  në pronësi të shtetases A. Bekteshi, e cila rezulton e papunë, por që bashkëshorti i saj mësohet se ka një punishte këpucësh.

Në deklarimet e para ata kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Nga kjo makinë, flakët kanë dëmtuar edhe dy mjetet e tjera. Dyshimet e Policisë janë për një zjarrvënie të qëllimshme. Por policia ende nuk ka dalë në një variant përfundimtar, pasi për momentin nuk përjashtohet as pista e ndonjë difekti në sistemin elektrik. Shërbimet zjarrfikëse shmangën përhapjen e flakëve, ndërsa policia thotë se ende po punon për shkaqet.

Lexoni dhe kete

SHPERTHIM NE NJE OBJEKT NE NDERTIM NE SHENGJIN

Një sasi lëndë plasese ka shpërthyer në një objekt në ndërtim në Shëngjin. Ngjarja ndodhi …