Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

DIGJET NJË AUTOMJET NË SHËNGJIN

Një automjet është djegur mesditen e kësaj të enjte në Shëngjin të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, ku mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit Elion Daja 41-vjeç, banues në Lezhë është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin Mikel Pjetrushaj 19-vjeç, banues në Shëngjin, si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit. Ndërkohë, nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

KONTROLLET PËR GODITJEN E PALIGJSHMËRISË NGA POLICIA KUFITARE

Policia Kufitare ka ushtruar kontrolle të shumta për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu, si …