DIMRI LE PASOJA NE SHENGJIN

Dimri ka lënë pasoja në zonen turistike të Shëngjinit.Mbrezi i rërës është mbushur me mbetje të ndryshme, ndërsa shtetitorja është mbuluar nga rëra.

Për të ndryshuar këtë situatë Bashkia Lezhë ka nisur ndërhyrjen.Punëtore e mjete janë angazhuar për largimin e rërës nga shetitorja, për të vijuar më pas me pastrimin e vijes bregdetare nga mbeturinat.Kreu i Njesisisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj, thotë se brenda pak ditesh e gjithë vija bregdetare do të sistemohet dhe do të jetë gati për të pritur vizitoret e pranveres.

Me rritjen e temperaturave zona turistike e Shëngjinit ka nisur të frekuentohet nga vizitore të shumtë kryesisht gjatë fundjavave.Për ti paraprire fluksit i cili pritet të jetë gjithnjë në rritje, Bashkia Lezhë ka bërë të ditur se do të jetë prezente me shërbime që tani në të gjithë vijen bregdetare të Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

“RESPEKTIMI I STANDARTIT TE SHQIPES NE TRANSMETIMET AUDIOVIZIVE”

“Respektimi i standartit të shqipes në transmetimet audiovizive” ishte në fokus të një takimi të …