DISA MUAJ PAS TRAGJEDISE, ASNJE NDERHYRJE NE TOROVICE

Lëvizja në aksin rrugor Balldre-Torovicë është mjaft e frikshme.Guret që bien nga mali janë një kërcënim serioz për jeten e kalimtareve.

Banoret e zonës kërkojnë ndërhyrje, pasi në këtë situate ngjarje si ajo e tetorit të vitit që lamë pas mund të përsëriten.

Pas goditjen nga guri të një automjeti ku humben jeten tre përsona, zona u inspektua nga forcat e ushtrisë të cilët sëbashku me bashkinë bën një plan ndërhyrje, por që deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë.Bashkia Lezhë thotë se ka afruar të gjithë kapacitet e sajë, por janë në pritje të një përgjigje Ministria e Mbrojtjes për të kryer këtë ndërhyrje.

Përballë indiferentizmit të insitucioneve përgjegjëse, lind pyetja edhe sa jetë njerezish duhet të humbin që të marren masa për të garantuar jeten e qytetareve në këtë zonë.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE THETH

Luhatjet e energjisë elektrike dhe shpeshherë mungesa e saj ka krijuar një problem serioz për …