Sunday , 1 November 2020

DISA VATRA ZJARRESH NË 24 ORËT E FUNDIT NË BASHKINË SHKODËR

Reparti i MZSH Shkodër ka përballuar 24 orët e fundit një volum të madh zjarresh. Zjarret janë shfaqur në disa vatra dhe në zona të ndryshme në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në Beltojë dhe Mali Hebaj të NJA Berdicë, duke shpëtuar 20 banesa dhe një sipërfaqe 100 hektarë.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur edhe në afërsi së Stacionit të Pompave në Dobraç, ku u përfshinë nga flakët disa hektarë, duke u dëmtuar edhe disa koshere bletësh. Zjarri u neutralizua dhe u shua pas ndërhyrjes së mjeteve dhe punonjësve të UKSH Shkodër.

Në Vukatanë të NJA Guri i Zi, u shpëtuan 5 banesa ndërsa zjarri përfshiu një sipërfaqe 70 hektarë. Përveç mjeteve dhe efektivëve të MZSH Shkodër, ndihmuan edhe të rinjtë e fshatit.

Më tej, bashkia njofton se në mbrëmje, një vatër zjarri u konstatua edhe në Oblikë të NJA Ana e Malit, ku pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve flakët u neutralizuan.

Bashkia e Shkodrës përsërit thirrjen për të gjithë banorët, të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në territor, ta ruajnë atë nga zjarret, të sinjalizojnë kur konstatojnë keqdashës që me qëllim, i vënë flakën sipërfaqeve. Kjo pasi, jo vetëm dëmtojnë pasuritë tona natyrore, por rrezikojnë edhe jetë njerëzish.

Lexoni dhe kete

ARRESTIMI I AVOKATIT NE LEZHE, REAGON BASHKESHORTJA

Avokati Gjergj Neli është marrë forcërisht dhe është ofenduar dhe dhunuar nga uniformat blu. Denoncimi …