Tuesday , 21 November 2017

DISA VATRA ZJARRI NE QARKUN SHKODER, RREZIKOJNE BANESAT

Disa vatra zjarri jane regjistruar ne qarkun Shkoder ne 24 oret e fundit. Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre. Vatra zjarri ka patur edhe nje qarkun e Lezhes. Në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre.

Zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

Lexoni dhe kete

MUNICIONE NE BANESE, ARRESTOHET ZJARRFIKESI NE PUKE

Një punonjës i zjarrfikëses në Pukë është arrestuar nga policia pasi u kap me armë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin