DITA BOTERORE E UJIT, AKTIVITET SENSIBILIZUES NE LEZHE

Uji i pijshem është një resurs natyror pa të cilin nuk ka jetë, ndaj duhen mirë menaxhuar burimet ujore. Kështu u shpreh Drejtor i Ujesjellës-Kanalizime në Lezhë Zef Maçi gjatë një aktiviteti të organizuar me fëmijet parashkollor në kuader të Ditës Botërore të ujit. Maçi ka deklaruar se 50 mijë banore të Lezhës aktualisht furnizohen 24 orë me uje të pishem, ndërsa ka garantuar se investime do të ketë edhe në zonat rurale.

Në diten botërore të ujit fëmijet parashkollor vizituan zyrat e ndërmarrjes së Ujësjellesit ku u njohen nga drejtori Maçi mbi mekanizmin e funksionit të ujësllesit të Lezhës dhe investimin e ri që është realizuar. Më pas të vegjlit të shoqëruar nga edukatoret e tyre marshuan në rrugë, duke përcjelle mesazhe sensibilizuese për mos shpërdorimin e ujit.

Lexoni dhe kete

LEZHE, TURIZMI MALOR NIS TE MARRE VEMENDJE

Është një zonë shumë pak e njohur, por mjaft interesante për tu eksploruar. Në Ungrej …