Saturday , 16 February 2019

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer në traditë tashmë “Dita e liqenit të Shkodrës”  e cila shënon hapjen e sezonit turistik në Shirokë,  pak metra larg qytetit të Shkodrës. Ajo nisi me grupet artistike dhe më pas edhe me garat e nxënësve të shkollave në sportet ujore.

Kryebashkiakja Voltana Ademi u ndal ndër të thjera në përshëndetjen e saj, tek dy investime të rëndësishme që do të realizohen me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ajo e rivitalizimit të bregut të liqenit dhe rruga panoramike në Malin e Taraboshit.

“Bashkia Shkodër me shumë përpjekje është përfshirë në projektin që BE do të financojë për rikualifikimin dhe mbështetjen ndaj turizmit në veriun e Shqipërisë.”- u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi.

Lexoni dhe kete

4.000 PROTESTUES NGA SHKODRA DREJT TIRANES PER PROTESTE

Rreth 4 mijë qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë udhëtuar nga Shkodra në mbështetje …