“DITA E LULEVE” NE QYTETIN E SHKODRES

“Dita e Luleve” është kthyer në traditë tashmë në qytetin e Shkodrës. Në këtë të dielë të 6 majit, Shkodra u kthye në një oborr ngjyrash dhe aromash.

“Dita e Luleve 2018” është e konceptuar si një ndërthurje e shume organizimesh artistiko-kulturore, të cilat kanë për qëllim promovimin e traditës së luleve në qytetin e Shkodrës.

Pjesë e kësaj dite u bënë edhe nxënësit e shkollës speciale “3 Dhjetori”, që paraqiten punimet e tyre. Ndërkohë, që pjesë e aktivitetit ishin edhe fëmijë të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Shkodër.

Aktivitetet në këtë ditë do te shtrihen në pedonalen e qytetiti, sheshin para Bashkise Shkoder dhe te Muzeu Historik “Oso Kuka”.

 

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …