DITA E LUTJES DHE E AGJERIMIT PER PAQEN

Në të gjitha Kishat Katolike në Botë është mbajtur meshë solemne me një dedikim të vecantë në të premten e parë të Krezhmëve, Dita e lutjes dhe e agjërimit për paqen, në veçanti, në favor të Sudanit të Jugut dhe të Republikës Demokratike të Kongos. Nisma u njoftua nga Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot të 4 shkurtit.Edhe në katedralen e Shkodrës dhe në gjitha Kishat Katolike të Shqipërisë është mbajtur meshë sipas thirrjes së Papa Françeskut.

Ati i Shenjtë e pati propozuar këtë Ditë të veçantë, duke pasur parasysh “përzgjatjen tragjike të gjendjeve të konfliktit në anë të ndryshme të botës” e pati ftuar edhe motrat e vëllezërit jo katolikë e jo të krishterë të bashkohen me këtë lutje, sipas mënyrës së tyre. Sot, në tëeet-in e tij, Papa shkruan: “Ati ynë Qiellor i dëgjon gjithnjë bijtë e tij, që ia lartojnë Atij britmën e dhimbjes”.

Edhe Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar e mbështeti idenë e Papës për t’i ftuar besimtarët e feve të tjera të agjërojnë e të luten së bashku me katolikët, “sipas traditës së tyre e në vendet e tyre të kultit”, siç shkruhet në letrën e rastit. Në Itali, bashkësia islamike lutet së bashku me të krishterët.

Lexoni dhe kete

MBYLLET FESTIVALI I 56-te MBAREKOMBETAR PER FEMIJET

2 vajzat nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku, me këngën “Çdo gjë do dashuri” …