Wednesday , 18 September 2019

DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT, JA SI E KOMENTON ADEMI

Në 23 gushtin, që shënohet si Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të komunizmit, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Nëpërmjet një postimi në “facebook”, Ademi shkruan:

“Për 45 vite Shkodra dhe shkodranët vuajtën persekucionin dhe dhunën e pashembullt të një regjimi diktatorial- stalinist në zemër të Europës. Shkodra dhe shkodranët nisën të parët në Europë rezistencën kundër kësaj bishe që nuk kursente askënd, nga foshnjat në barkun e nënës deri tek tek të moshuarit.
Shkodra dhe shkodranët, përmes sakrificave të jashtëzakonshme, ishin shembull për të gjithë shqiptarët në këtë përballje të pabarabartë me shtetin diktatorial. Shkodra dhe shkodranët janë përsëri të parët sot për t’i prerë rrugën dëshirave perverse të individëve që tentojnë të rikthejnë në vendin tonë sistemet monisto- diktatoriale. Sot është Dita Europiane për Kujtimin e Viktimave të të gjitha Regjimeve Totalitare. Shkodra dhe shkodranët kujtojnë vuajtjet e sakrificat, të rënët dhe ata që mbijetuan. Shkodra dhe shkodranët janë krenarë për të djeshmen dhe të sotmen!”

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …