DITA E TE DREJTAVE TE NJERIUT, PRESIDENTI META STATUS NE FACEBOOK

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme me një shënim të shkurtër, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.

‘Si sot, më 10 dhjetor 1948, u miratua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, kushtetuta e parë universale në mbarë botën’, shkruan presidenti Meta në Facebook.

Sipas presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ‘njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu”, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj’.

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …