DITA E UJIT TE BEKUAR NE SHKODER

Në Kishën Katedrale të Shkodrës është mbajtur Mesha e Shenjte kushtuar Ujit të Bekuar, ose vizitës së Krishtit Fëmijë nga Tre dijetarët. Një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët e Krishtër në kohën e Krishtlindjes. Mesha e Shejte u mbajt nga Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj i cili u shpreh se ne duhet të dijm të kërkojm Zotin, pasi ai Ai është gjithmonë duke na kërkuar ne.

Festa e Ujit të bekuar personifikon edhe viziten që I bëjnë pas lindjes së Krishtit, atë e vizitojnë barinjtë, njerëz të thjeshtë. Si dhe e tre dijetarëve apo Tre Mbretërit dhe Krishtit i sjellin jo vetëm dhurata të çmueshme, por edhe e nderojnë si Mbret. Këta Tre Mbretër sipas traditës ishin Gaspri, Melhiori dhe Baltazari. Atyre rrugën për në Betlehem iu tregoi ylli. Besimi ynë në Krishtin duhet të jetë yll ndriçues në përditshmërinë tone, shprehet në traditen e të krishterëve.

Ndërsa e vecanta e kësaj dite është edhe bekimi ujit, me të cilin meshtari bekon familjet dhe pasurinë tonë. Lë të përgatitemi shpirtërisht për ta pranua bekimin e Zotit me të cilin do të vazhdojmë rrugëtimin tonë gjatë vitit të sapofilluar.

Lexoni dhe kete

MESHA NË KATEDRALEN E SHKODRËS

Në meshën e shenjte të së dieles e transmetuar drejtëpërsëdrejti nga TV Rozafa Arqipeshkvi i …