Monday , 28 September 2020

DITA EVROPIANE E GJUHEVE TE HUAJA NE SHKODER

Ne kuader te Dites Evropiane te Gjuheve te Huaja eshte zhvilluar nje takim ne Qendren e Informimit te Bashkimit Evropian te qytetit te Shkodres. Ne kete takim u diskutua mbi rendesine e mesimit te gjuheve te huaja, per te inkurajuar dhe promovuar diversitetin kulturor ne Evrope. I pranishem ishte edhe perfaqesuesi i delegacionit te Bashkimit Evropian ne vendin tone, Orlando Fusco.

“Une mendoj se kur flasim per kulturen dhe gjuhen, Europa eshte nje vend i vecante, nje vend unik. Europa permbledh aq shume kultura, te cilat jane te gjalla, gjithashtu edhe gjuhet, te cilat prezantojne dhe i perfaqesojne keto kultura te vendeve qe e perbejne Europen. Qe nga lufta e dyte boterore nxorem ne pah ato vlera qe jane edhe sot aktive dhe jane te pranishme brenda nesh. Te gjitha keto gjuhe komunikojne dhe jane te vlefshme ne funksion te parimit te qenit te ndryshem per te bashkuar njeri-tjetrin. Ne duhet te jemi krenar per parimin qe kemi. Natyrisht qe ka shume sfida per tu bashkuar, sic jemi ne dijeni te gjithe, dhe gjithashtu ka sfida edhe per vendet qe deshirojne te jene pjese e BE-se, dhe Shqiperia eshte nje nga keto vende. Nese e shohim ne kendveshtrimin e zgjerimit te Bashkimit Evropian, Shqiperia prezanton nje rast pozitiv, e cila ecen perpara, pavaresisht sfidave te shumta qe i dalin perpara.”– theksoi Fusco.
Ne kete aktivitet moren pjese nxenes te gjimnazit Shejnaze Juka dhe shkolles austriake ne Shkoder, si edhe studente te Aleances Franceze dhe departamentit te frengjishtes ne universitetin Luigj Gurakuqi.

Lexoni dhe kete

NDËRHYRJET E MINISTRISË NË NDIHMË TË TURIZMIT

Pandemia solli një ndikim tepër të madh në sektorin e turizmit. Për këtë, ministria e …