DITA NDERKOMBETARE E DIVERSITETIT KULTUROR

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Drejtoria Rajonale Kombëtare e Kulturës Shkodër në bashkëpunim me shoqatën “Ardhmëria” organizuan një aktivitet sensibilizues në rrugën Shkodër-Velipojë. Aktiviteti u përqëndrua pranë urës së Gjolulit dhe ishte vazhdim i ekspozitës së 18 prillit. Një aktivitet ndryshe nga herët e tjera që zhvillohet në këto dimensione. Specialisti pranë DRKK Shkodër, Petrit Bilali, thotë se qëllimi është ndërlidhja e artit dhe kulturës me turizmin.

15 fëmijë të shkollave të ndryshme realizuan pikturat e tyre në murale, duke i dhënë një pamje ndryshe këtij aksi.

 

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …