DITA NDERKOMBETARE E GRUAS NE LEZHE

8-marsi ka sjellë gëzim edhe për gratë dhe vajzat e fabrikave të përpunimit në Lezhë që e kishin të pamundur të festonin.Në çdo tryeze ku qëndronte një vajzë apo grua që vijonte normalisht punën e saj ka shkuar një lule dhe një urim nga Bashkia e Lezhës, duke dhuruar emocione krejt të veçanta. Megjithëse e dinin se sot ishte festa e tyre, asnjëra nuk ka pritur që në fabrikë tu shkonin lule dhe urime.

Pasi kaloi pranë çdo vajze e gruaje që punonte në fabrikën e përzgjedhur për tisurprizuar me dhurimin e luleve, Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku tha se ky dedikim për këto gra dhe vajza vjen si shenjë e respektit pwr sakrificën që bëjnë çdo ditë për të mbajtur familjet e tyre.

Plot 200 lule ju dhuruan nga Bashkia Lezhw kwtyre grave qw sfidojnë gjithçka, madje edhe kushtet e vështira në punë për të qënë mbështetje e rëndësishme për familjet e tyre.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …