DITA NDERKOMBETARE E MELANOMES

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Melanomës është organizuar një aktivitet ndërgjegjësues nga zyra e promocionit pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër. Përfaqësues të këtij institucioni shpërndanë broshura informuese për qytetarët, me qëllim sensibilizimin për kontrolle shëndetësore. Sipas dermatologes, Aida Bajri, në vendin tonë nuk është se ka një përhapje të mëdha të kësaj sëmundje, ndërsa konkretisht në qytetin e Shkodrës ka 3 raste të diagnostikuara në këtë vit.

Por, ajo shton se në këtë periudhë rekomandohet ruajtja e ekspozimit në diell.

Melanoma është një nga format me vdekjeprurëse të kancerit të lekurës (duke shkaktuar rreth 75% të vdekjeve nga të gjitha format e kancerit të lekurës) dhe duke u konsideruar kështu si një problem i madh social.

 

Lexoni dhe kete

FSHATI REÇ I RI MES MBETURINAVE DHE UJERAVE TE ZEZA

Fshati Reç i Ri në Njësinë Administrative të Velipojës duket se është lënë në harresë …