Thursday , 23 August 2018

DITA NDERKOMBETARE E VIKTIMAVE TE REGJIMEVE TOTALITARE, ASNJE AKTIVITET NE SHKODER

Me 23 gusht përkujtohet dita e viktimave të regjimeve totalitare. Në Shkodër në qytetin i cili askush më shumë nuk e ka vuajtuar një regjim totalitar nuk u zhvilluar asnjë aktivitet për të shenuara këtë datë. Në qytetin i cili si shkak i këtij regjimi totalitar për 45 vite, qyteti i cili i vetmi në historinë e vendeve të bllokut komunist kishte 13 burgje gjatë regjimit komunist ku u torturuan dhe e persekutuan qindra intelektual. Në vitin 1945 me 26 janar do kryehj masakra e parë Komunsite në Shkodër me egzekutimin në mes të qytetit të 8 personave, ndërsa do vijonte më pas me denime dhe pushtime të intelektualëve dhe klerikëve të fesë, si dhe me burgje e internime. Ndërsa qyteti i Shkodrës do mbahet mend si i vetmi qytet që në gjithë bllokun ish komunist do kishte një muze ateist.

Sot ai ka një Muze të Krimeve të Komunizmit që dëshmonë ato vuajtje të personave që kishin qoft edhe një mendim ndryshe kanë kaluar nëpër ato dyer, një pjesë e madhe e tyre nuk kanë arritur ti mbijetojnë torturave ndërsa tjerët së bashku me famijet e tyre janë burgosur e internuar. Sot në këtë ditë ndërkombëtare në Shkodër nuk ka një aktivitet, një përkujtim, një datë e shenuar ndërkombtarisht. Në qytetin e 39 martirëve të fesë, në qytetin e qindra heronjëve, e prijsëve të lëvizjeve anti-komuniste dhe e patriotëve të shquar të kombit, të cilët u dënuan nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës cdo gjë u la në harresë të plotë.

Lexoni dhe kete

SHQIPERIA, E 6-ta PER KONSUMIN E CIGAREVE

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë. …