DITET EUROPIANE TE TRASHEGIMISE NE LEZHE

Kultura e paraqitur nepërmjet punimeve të dorës, prodhimeve lokale, folklorit dhe vlerat historike të Lezhës janë prezantuar në një aktivitet të organizuar në kalanë e këtij qyteti nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër në bashkpunim me Bashkinë Lezhë në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë. Në këtë event brenda ambjentëve të kalasë u prezantuan vlerat e trashëgimisë si dhe dhe ato artistike.

Drejtoresha e Kulturës Kombëtare në Shkodër, Majlinda Laçaj, tha se aktivitete të tilla janë një mënyre e mirë për të promovuar këtë zonë që të jetë sa më shumë e vizitueshme.

Kalaja e qytetit të Lezhës ka hapur dyert për vizitoret gjatë gjithë ditës së shtunë, por interesi ishte mjaft i vogel për tu bërë pjesë e këtij eventi promovues.

Lexoni dhe kete

MYFTINIA SHKODËR NË NDIHMË TË SHOQATËS SË INVALIDËVE SHKODËR

Myftinia Shkodër vijon të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, veçanarisht në muajin e …