Thursday , 1 October 2020

DIVORCI KTHEHET NE TRAGJEDI

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar nga Lezha, i cili u aksidentua qëllimisht me automjet nga ish-kunati i tij, pasi i la motrën. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, dhe fillimisht u raportua si një aksident i thjeshtë rrugor. Por nga hetimet, policia zbuloi se Ylli Mena 27 vjeç u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij teksa udhëtonte me biçikletë në Ishull-Lezhë.

27-vjeçari gjeti vdekjen disa ore pas aksidentit në spitalin e traumes në Tiranë, pasi nuk mundi tju mbijetojë plagëve të marra, ndërsa përsoni që përplasi të riun është larguar nga vendi i ngjarjes por që u identifikua nga policia. Ai është shtetasi A.K 32 vjeç banues në Mamurras dhe është shpallur në kërkim policor.

Sipas të dhënave viktima dhe autori i aksidentit ishin në konflikt me njëri tjetren dhe shkak ishte bërë prishja e kryshqisë mes tyre. Viktima ishte martuar me motrën e autorit, por prej disa muajsh ishte ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet dhe materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …