DJALI ORGANIZON VJEDHJEN NE BANESEN E FAMILJES SE TIJ

Policia e Shkodrës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur me datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, të Vau Dejësit. Kështu, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve dhe po ndjek në gjëndje të lirë 2 të tjerë. Si rrjedhojë policia arrestoi në flagrancë shtetasit: Klovis Jeraj, 29-vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës dhe S. J. 16-vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Gjithashtu janë proçeduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit: E. Z. 16-vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës, R. K. 17-vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës. Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij. Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …