Thursday , 15 April 2021

DJARMATI: NDAJ TEUTËS MOMENTI PËR TË REFLEKTUAR

Vllaznia ka lënë pas humbjen me Tiranën dhe pas një analize të gjatë që i është bërë asaj, ka nisur puna për sfidën e së mërkurës me Teutën.

Në prag të këtij takimi, drejtori sportiv i klubi Matko Djarmati në një prononcim për mediat ka folur për analizën e zhvilluar dhe për objektivin e përballjes me durrsakët…

Përkrah drejtorit Djarmati, në këtë konferencë për shtyp ka qenë i pranishëm edhe portieri Bojan Zogoviç. Ai ka sqaruar pikësëpari polemikën me Da Silvën dhe më pas, ka siguruar se atmosfera në skuadër është e mirë dhe ajo do të synojë të marrë pikë ndaj Teutës…

Përkthimi: “Te goli I pësuar ndaj Tiranës, kam reaguar gabim, më vjen keq, por kështu është jeta vazhdojmë para. Sa i takon debatit me Da Silvën, janë gjëra që ndodhin në futboll kur koka është e nxehtë. Kemi pasur një debat gjatë ndeshjes, më pas kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi sqaruar gjithçka.

Unë nuk shoh probleme në atmosferën e ekipit. Është shumë e mirë. Ndeshja ndaj Tiranës e ka ulur disi entuziazmin. Kemi analizuar bashkë me stafin teknik ndeshjen, kemi folur me njëri-tjetrin dhe e dimë ku kemi gabuar. Do provojmë të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës dhe do e rikthejmë të njëjtën atmosferë që kishim. Pse jo kthesa të mos jetë që nga ndeshja ndaj Teutës.

Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe ndaj këtij kundërshtari kemi një ecuri të mirë dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kthesë për të dalë aty ku ishim më parë.”

Takimi Teuta- Vllaznia i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore do të luhet të mërkurën në orën 16.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe për trajnerin Brdariç, sërish nuk do të jenë të gatshëm Isaevski dhe Marku por objektivi sërish do të jetë marrja e një rezultati pozitiv.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …