Vllaznia është gati për sfidën e rradhës me Bylisin dhe në kampin shkodran ka shumë besim për një tjetër rezultat pozitiv.
Një ditë para ndeshjes drejtori Matko Djarmati, në një prononcim për mediat është shprehur i bindur se skuadra do të japë maksimumin edhe në këtë sfidë të rradhës për të tentuar një tjetër rezultat pozitiv.
Ndërkohë drejtori i kuqebluve ka folur edhe merkaton teksa ka bërë të ditur edhe afrimin e rradhës tek kuqeblutë…
Ndërkohë, në prag të kësaj ndeshje, ka folur edhe kapiteni Gurishta i cili e ka vlerësuar jo pak kundërshtarin, por është shprehur se objektivat e Vllaznisë janë për të fituar…
Ndeshja Bylis – Vllaznia do të luhet të mërkurën në orën 13.45 në stadiumin e qytetit të Ballshit dhe kuqeblutë padiskutim që do të tentojnë të marrin një tjetër fitore për të ruajtur distancën prej 9 pikësh me ndjekëset e saj.