DJARMATI & ZOGOVIÇ: NE JEMI VLLAZNIA, STATISTIKAT NUK VLEJNË

Vllaznia luan të dielën ndeshjen e rradhës për kampionat teksa do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Kukësit.

Në prag të kësaj sfide, drejtori sportiv Matko Djarmati dhe portieri Bojan Zogoviç në konferencën e sotme për shtyp janë shprehur entuziast për një tjetër rezultat pozitiv edhe në këtë sfidë.

Djarmati ka deklaruar se statistikat e përballjeve të mëparshme me Kukësin nuk vlejnë dhe asnjëherë askush nuk duhet të harrojë historinë dhe traditën e Vllaznisë…

Ndërkohë portieri Zogoviç ka vlerësuar lojën e skuadrës në këto ndeshjet e para dhe ka premtuar se futbollistët e Vllaznisë do të vdesin në fushë për të mundur edhe Kukësin…

Përkthimi: “Jam prej tre muajsh këtu dhe jam përshtatur mirë me skuadrën dhe ambjentin. Kam ardhur tek një klub shumë i madh dhe nga informacionet që kam marr, e di që me të kanë luajtur edhe disa lojtarë të tjerë nga Mali i Zi, por unë kam ardhur për të lënë një shenjë tek ky klub.

E kemi nisur sezonin shumë mirë dhe kemi marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e para dhe ne e kemi në dorë ta ruajmë këtë atmosferë shumë të mirë që ekziston tani tek skuadra jonë. E kam vuajtur gabimin ndaj Tiranës, por për fat ajo ndeshje u fitua nga ne dhe çdo gjë u kalua ashtu si duhet.

Kam patur një dëmtim në dorë para dy javësh dhe ai thuajse ka kaluar tashmë, por kjo nuk më ka bërë asnjëherë të mendoj që të mos jem në portë. Skuadra po luan mirë dhe nëse kemi pësuar vetëm 2 gola në 6 ndeshje, kjo do të thotë se kemi bërë mirë në lojën difensive. Sa i takon ndeshjes me Kukësin, e dimë rëndësinë e saj dhe mund të them se do të vdesim në fushë për të marrë një tjetër fitore.

Kam dëgjuar se tifozët e Vllaznisë janë shumë të zjarrtë dhe më vjen keq që ata nuk i kemi në stadium sepse besoj se ai do të ishte i mbushur dhe kjo do të ishte diçka shumë e mirë edhe për ne futbollistët.

Ndeshja Vllaznia- Kukësi, e vlefshme për javën e pestë të kategorisë Superiore, luhet të dielën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe kuqeblutë do të tentojnë një tjetër fitore me të cilën do të konsolidonin edhe më shumë pozitat në krye të renditjes.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: KËTË HERË I MARRIM PIKË LAÇIT

Në dy përballjet e mëparshme, Laçi ka arritur të fitojë ndaj Vllaznisë, por këtë herë …