Thursday , 5 December 2019

“DJEGIA E MANDATEVE KTHEU BESIMIN E QYTETARËVE”

Nga Shijaku ku ka mbajtur një takim me strukturat e PD-së, kreu i demokratëve Lulzim Basha u shpreh se djegia e mandateve të opozitës ktheu besimin tek qytetarët. Ai siguroi qytetarët se kjo nuk është një betejë mes partive politike, por betejë për t’i rikthyer çdo shqiptari liritë.

“Djegia e mandateve ktheu besimin e qytetarëve se kjo betejë nuk është një betejë si të tjerat, nuk është, siç përpiqet ta paraqesë Rama, një betejë mes partive politike. Jo! Kjo është betejë për t’i kthyer çdo shqiptari liritë, mundësinë, demokracinë. Kjo është një betejë në të cilën ne dorëzuam pushtet. Nuk shkuam për të marrë pushtet, por dorëzuam karriget, mandatet tona, imunitetin tonë, privilegjet tona për t’u rreshtuar krah për krah me qytetarët.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës nxori në pah faktin se këto 6 vjet, përballë opozitës ka qenë një kundërshtar i paprecedentë, një regjim kriminal, të cilit PD i është kundërvënë me një rezistencë të paprecedentë dhe me vendime politike të paprecedentë, që kanë rikthyer besimin e qytetarëve tek PD.
“Refuzimi i farsës së 30 Qershorit është edhe refuzimi i regjimit të Edi Ramës. Më 30 Qershor 85 % e shqiptarëve konfiguruan përmasat e shumicës së re në vend, shumicës “Rama ik”, me në krye Partinë Demokratike.”- shtoi kreu i opozitës.

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Shijak, zoti Basha vuri në dukje gjendjen e rëndë të ekonomisë, si një nga shkaqet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës. “Kjo është koha më e zezë që po kalon ekonomia jonë. Ka vetëm një përgjegjës për varfërimin e shqiptarëve, për shpunësimin e shqiptarëve, për shkatërrimin e ekonomisë, për rritjen e kostos së jetesës, e cila është bërë e papërballueshme: 1 në 3 familje nuk paguan dot bukën e gojës, nuk mbyll dot muajin, me të dhëna zyrtare, 31 % sipas Eurobarometrit. Ka vetëm një arsye, është grabitja, plaçkitja që bën Edi Rama dhe banda e tij.“ – theksoi Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje arsyen kryesore pse shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe vendosmërinë e PD për ta realizuar atë. “Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës.- u shpreh kreu i opozitës.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …