DJEGIA E MBETURINAVE NE BY PASS

Tymi ka mbuluar Shkodrën gjatë ditës së sotme, grumbuj mbeturinash të cilat digjen pa shetësimin e askuj në zonën e By Pass-it me qëllim nxjerrjen e skrapit kanë qenë panorama që I është ofruar qytetit.

Kanë qenë të shpeshta denoncimet për një fenomen të till që ndodh në këtë zonë por deri tani askush nuk e merr mundimin  që të ndërhyjë për të ndaluar katrahuren që ndodh. Hedhja e inerteve dhe e mbetjeve urbane në këtë zonë kanë bërë që ato të vazhdojnë djegien duke shkaktur kështu problem të mëdha ekologjike. E në fakt ajo që bie në sy është se në njërën anë po punohet për ndërtimin e ByPass-it në anën tjetër mbeturinat digjen, duke krijuar një vend depozitim të ri mbeturinash në Shkodër.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …