DOÇI & LEKA: VLLAZNIA FEMRA DO FITOJË TË TJERA TROFE

Sukseset e ekipit të Vllaznisë në futboll për femra nuk do të ndalen me fitoren e Kupës por ajo do të synojë edhe fitimin e titullit kampion të rradhës dhe po ashtu edhe një pjesmarrje sa më dinjitoze në Ligën e Kampioneve. Kështu janë shprehur dy pjestarë të këtij ekipi, sulmuesja Megi Doçi dhe trajneri Nikolin Leka të cilët kanë qenë të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa.

Përveç tyre, të ftuar në këtë emision kanë qenë edhe specialisti i gjykimit Mhill Shkëmbi dhe trajneri i portierëve të Akademisë Vllaznia Ideal Lekiqi të cilët kanë vlerësuar ecurinë e Vllaznisë në ndeshjet e fundit dhe kanë shprehur besimin se rezultatet pozitive të saj do të vazhdojnë edhe në ndeshjen ndaj Partizanit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 DEL NË FINALE. TITULLI KAMPION SHUMË PRANË

Futbolli shkodran ndodhet në një nga momentet më kritike të tij sepse rënia e Vllaznisë …