Friday , 27 November 2020

DOREHIQET DREJTORI I DSHP YLBER ZAMA

Ylber Zama drejtor i shendetit publik ka dhene doreheqjen duke u larguar nga posti i drejtorit te DSHP- se Shkoder. Zama ushtroi per 6 muaj detyren e titullarit ne DSHP. Ende nuk eshte caktuar se kush do te jete drejtori i ri i shendetit publik, por ajo qe dihet eshte fakti se ne kete institucion nuk ka qendrueshmeri.

Prej 3 vitesh jane ndryshuar plot 4 drejtues. Te gjithe kane dhene doreheqje, ku vetem me 6 muaj pune e njejta histori eshte perseritur edhe me drejtorin Ylber Zama. Zama ka ushtruar per 8 vite profesionin e mjekut ne urgjencen e spitalit Rajonal Shkoder, detyre te cilen pritet ta vijoje serish. Ky nuk ndryshimi i fundit, pasi gjate ketyre javeve pritet qe te kete nje vale zevendesimesh ne disa dikastere.

Ndryshime qe kane nisur qe nje muaj me pare me zevendesimin e drejtorit te Aluiznit, hidrocentralit, drejtorit te spitalit, inspektoriatit te shendetsise dhe sipas burimeve ndryshime keto qe do te pasohen me levizje si ne rradhet e drejtoreve te partise socialiste ashtu edhe te levizjes socialiste per integrim.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E SHËNDETËSISË MERR VENDIM PËR SHKOLLAT

Nisur nga numrat në rritje të të infektuarëve me Covid19, Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi këtë …