Saturday , 7 December 2019

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim Selimi, është dorëhequr nga posti. Lajmi është bërë publik këtë të hënë dhe dorëheqja e tij është paraqitur pranë Drejtorisë së Burgjeve. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vendimit të papritur të ndërmarrë nga drejtori i burgut të Reçit.

Kujtojmë se Gëzim Selimi u shpall fitues për këtë post pas konkursit në ministrinë e Drejtësisë. Selimi arriti të marrë pikët maksimale në konkurs. Emërimin në postin e Drejtorit në burgun e Reçit, Selimi e ka nisur që nga janari i vitit 2018. Selimi ishte ish-oficer para se të bëhej drejtor i burgut të Reçit. Ndërkohë shërbimin e tij në këtë burg e nisi më 1 korrik, ku pikërisht në këtë datë u bë edhe inagurimi i burgut, i cili u quajt edhe si izolimi i personave VIP.

Në burgun ku shërbeu Selimi ka një kapacitet pritës për 760 të dënuar, ndërsa shërbimet ndaj tyre merren nga një personel prej 400 personash, ku 40 veta jenë administratë dhe 360 punonjës janë oficerë të policisë së burgjeve. Siguria në këtë burg është tepër e lartë.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …