Thursday , 20 February 2020

DOREHIQET GJYQTARJA MARINA RRABOSHTA

Dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Marina Rraboshta. Mësohet se gjyqtarja ka paraqitur dorëheqjen në Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, dhe ky institucion edhe nuk ka pranuar këtë vendim të saj. Kjo dorëheqje e saj vjen pasi kjo e fundit edhe nuk ka kaluar procesin e Vettingut por ende nuk dihet motivacioni i saktë. Gjyqtarja Rraboshta është dekoruar edhe nga Presidenti Nishani me motivacionin: ‘Në vlerësim të veprimtarisë të spikatur kundër diktaturës dhe shtypjes, si dhe sakrificave të pamohueshme në shërbim të përhapjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë’. Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër.Kryetari , Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj. Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingun kryetari aktual i gjykatës se Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha. Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore janë duke u shtyrë dhe duke shtuar ngarkesën.

Lexoni dhe kete

VOLTANA ADEMI REAGON PER NGJARJEN

Pranë administratorit te Vllaznisë Suad Licit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. e cila …