Shqipëria ndodhet në një sistem të ri diktatorial dhe qeveria është e lidhur me krimin. Deklarata e fortë ka ardhur nga ish-eurodeputetja Doris Pack gjatë një takimi që zhvilloi me gratë demokrate në qytetin e Lezhës. Sipas saj në një shtet demokratik nuk mund të qeverisë një kryeminister i lidhur me krimin.
Ndërkohë kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi u shpreh se Bashkia e Lezhës është uzorpuar padrejtesisht dhe në mënyre antikushtetuese.
Takimi vijoi në formen e bashkëbisedimit ku gratë demokrate shprehen shqetesimet që hasin në jeten e përditshme.
