Unë jam përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste por vazhdoj të jem deputet pasi përjashtimin tim nga politika e bëni vetëm ju. Në këtë mënyrë u është drejtuar të rinjve të Bushatit, Vaut të Dejës dhe Vig Nelës deputeti i Shkodrës Tom Doshi.
Tom Doshi u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të komunës së re të Vaut të Dejës që të mos votojnë Zef Hilën pasi çdo votë e dhënë për këtë kandidat shkon direkt për Ilir Metën, ndërsa këtë thirrje u ka bërë e gjithë qytetarëve të qarkut Shkodër që të mos blihen nga Ilir Meta.
Në fund deputeti Doshi ka dhënë edhe një mesazh të qartë për qeverinë dhe politikën shqiptare.
Deputeti Doshi pati daljen e parë në fushatën lokale 2015 ku deklaroi se mbeshtet kandidatin e PS-së për bashkinë Vau Dejës. Ndërsa takimi i tij ishte në kuadër të një ftese qe ju bë nga të rinjtë. Ai u prit nga qindra mbështetës dhe simpatizantë të tij.