Saturday , 25 November 2017

“DOZAT”, ARRESTOHET 35- VJEÇARI, I GJENDEN 11 DOZA KOKAINE

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Dozat” për shitje të kokainës. Sipas policisë në pranga ka rënë Anton Shpatina, arrestimi i të cilit erdhi pasi një 25-vjeçar me inicialet L.K, i cili po procedohet në gjendje të lirë, kishte shkuar në shtëpinë  e Shpatinas për të blerë lëndë narkotike. Aksioni i policisë është realizuar pasi efektivët kanë ndjekur lëvizjet e 25 vjecarit  i cili ka shkuar në shtëpinë e Shpatinës për të blerë lëndë narkotike.

Pasi ka dalë nga banesa e Shpatinës, 25 vjecari është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit personal të bërë nga policia 25-vjeçarit ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë. Gjatë kontrollit të banesës të 35 vjecarit Shpatina ju gjetën armë zjarri, kokainë e municione luftarake.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin