Saturday , 24 October 2020

DRAMA “DYSHIMI”, “MBLEDH” PAK SPEKTATORE NE TEATRIN “MIGJENI”

Mbremjen e se Dieles u vendos ne skenen e teatrit “Migjeni” drama “Dyshimi” e shkruar nga John Patrick Shanley. Nje drame, qe bazohet mbir frikerat, pasigurite dhe dyshimet, ku perplasjet mes brezave ne nje shkolle fetare sollen ne keto role aktoret Shegushe Bebeti, Romir Zalla, Jorida Meta dhe Nigela Ruka. Por, perseri salla e teatrit “Migjeni” ishte pothuajse e boshatisur. Aktoret u shprehen se deshira do ishte qe te kishte me shume spektatore dhe i bene thirrje publikut te marre me shume pjese ne shfaqje te ndryshme.

Shkodra ishte qyteti i pare ne rrethe, pas Tiranes, qe kjo drame me regji te Donard Hasanit u vendos ne skene dhe tashme do te rrugetoje edhe ne disa qytete te tjera te Shqiperise.

Lexoni dhe kete

KONFERENCË PËR EKSPOZITËN “DEDË JAKOVA”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hap pasditën e kësaj të premte në ora 19:00 ekspozitën …