DRANDE PLANI MES SKAMJES EKSTREME

Ajo është 60 vjecare dhe jeton në skamje, nuk ka askënd, eshte e vetme. Drande Plani është 60 vjece dhe ka mbi 6 muaj që në banesën e saj  nuk ka furnizim me energji elektrike dhe me ujë, pasi ajo nuk ka mundësi ti paguaj.

Drande Plani shprehet se në banesën në të cilën jeton në katin e 5 të një pallati në rrugen e “revolucionit hungarez”, për shkak të shëndetit detyrohet të flej jashtë sidomos verës.

Para 40 viteve ka pasur në kartë identiteti, ndërsa ajo sot nuk ka asgjë, e vetmja ndihmë është një pension 9 mijë lekësh të reja. Ajo shprehet se ka nevojë edhe për ilaçe pasi vuan nga sëmundjet kardiake, por nuk ka mundëis ti paguaj.

Drande Plani jeton në korridorin e një banese në lagjen Ndoc Mazi të Shkodrës, në katin e 5 të saj, e vetmja përkrahje është nga fqinjët që herë pas here i japin ushqime. Ndërsa skamja ka depertuar thellë, në jetën e saj, ndërsa shoqëri i bëjnë vetëm disa mace dhe qenët e rrugës. E ndërsa asnjë nga isntitucionet përkatëse nuk i është ofruar për ndihmë, as për të parë gjëndjen e saj.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …