Wednesday , 18 September 2019

DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET E LOTIT 2

Rruga Rragam – Sheldi, Loti 2, në Njësinë Administrative Guri i Zi po shkon drejt përfundimit të plotë. Aktualisht, po hidhet shtresa e “tapetit”, siç quhet me gjuhën teknike shtresa e dytë e asfaltit. Ndërtimi i kësaj rruge, është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, ku për Lotin 2 u investuan 17.5 milion lekë të reja. Në total, gjatësia e kësaj rruge arrin në 4 kilometër dhe shumë shpejt do të nisë edhe projektimi dhe procedurat e tjera për pjesën e fundit të saj.
Kjo rrugë ka një rëndësi jetike për lëvizshmërinë e banorëve, por edhe qarkullimin e produkteve të zonës drejt qendrës së Gurit të Zi dhe qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …