Tuesday , 19 November 2019

DREJTORËT E RINJ NË DREJTORITË RAJONALE SHKODËR, REAGON EDHE GURAKUQI

Mungesa e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale në Shkodër vijon të prodhojë debate dhe akuza nga Partia Demokratike.

Pas deklaratës nga Partia Demokratike dega Shkodër një ditë më parë, reagimi i radhës ka ardhur nga ish-deputeti i PD Shkodër, Romeo Gurakuqi.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “facebook”, Gurakuqi shkruan:

“Institucionet e Shkodres kane mbetun sot ne duart e rrembyesve te sferes publike te Tiranes, te cilet me ambicjen e tyne te shfrenueme per zotnim dhe akaparim, po i marrin frymen tane Shqipnise. E kush e kishte mendu kohe ma pare, qe do te vinte kjo dite e dorezimit te timonit te puneve qytetare, ne duar ngrehalucash pa libreza pune, qe priten krahehapun prej sherbetoresh fundore te krahines?!

Te hanen, zotnuesi i tepsise, mbasi perziu per muej me radhe corben elektorale dhe mekanizmin e administrimit te puneve ne krahine, ka premtue te angazhohet personalisht ne nominimet e delegateve governative. Nji provokim i radhes, nji perpjekje me e zgjat edhe ma shume agonine qeverisese te drejtorive te mbetuna ne Shkoder mbas “reformimit”, nji shmangie nga detyrimi per rikthimin e te drejtave administruese tek sovrani. A duhet te heshtet ndaj ketij paralajmerimi te shefit te qeverise, per marrjen nen kontrollin personal te vendimmarrjes, qe ne fakt u perket qytetareve te Shkodres dhe perfaqesuesve te saj legjitime?”

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …