Wednesday , 20 June 2018

DREJTORI I PERGJITHESHEM I POLICISE SE SHTETIT NE SHKODER

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nisur takim e tij të para me vartësit nga qyteti i Shkodrës. Fillimisht ai ka zhvilluar një takim me Drejtorin Vendor të Policisë së Shkodres Gjovalin Loka dhe shefat e sektorëve të, biseda u fokusua tek dy aksionet e fundit në kuadër të operacionit” Forca e ligjit”. Ku u arrit edhe u zbuluan personat si të dyshuar kryesor për vendosjen e ekspozlivit në Shkodër. Gjithashtu mësohet se gjatë takimit Veliu ka kërkuar nga drejtuesit e policisë Shkodër intensifikim të veprimeve në luftë kundër kriminalitetit.

Më pas drejtori I përgjithshëm I Policisë së Shtetit ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini. Takim iu cili ka zgjatur rreth 30 minuta, ku nga burime mësohet se është biseduar për mbështetjen e dhenë nga ana e prokurorisë së Shkodër për zbulimin e veprave penale. Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht.

Lexoni dhe kete

60-VJEÇARI SHKODRAN U MENDUA SE VDIQ PER SHKAQE NATYRALE, POR E VERTETA ESHTE TJETER

Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne …