Breaking News

DREJTORIA MË E MADHE NË BASHKINË SHKODËR VOTON KUNDËR BUXHETIT 2018

Në mbledhjen e kësaj të Marte të Keshillit Bashkiak Shkodër u miratua buxheti i vitit 2018 dhe plani buxhetor afat-mesëm 2018-2020 i Bashkisë Shkodër. Një mbledhje e cila ishte e fundit për këtë vit. Buxheti u miratua me 31 vota PRO, 7 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM. Gjatë votimit, këshilltarët e LSI dhe PD bashkuan votat me njëri-tjetrin, ndërsa ato të Partisë Socialiste votuan kundër.

Por 6 votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk ishin të vetmet. Për çudi, buxheti i vitit 2018 i Bashkisë Shkodër mori një votë kundër nga një përfaqësues i Drejtorisë më të madhe në Bashkinë Shkodër. Bëhet fjalë për Drejtorinë Ujësjellës-Kanalizime Shkodër. Përfaqësuesi i kësaj drejtori, ose më saktë, këshilltari i Partisë Agrare Ambjentaliste në Shkodër, Gjovalin Troja votoi kundër buxhetit.

Kujtojmë se kjo parti në qytetin e Shkodrës drejtohet pikërisht nga drejtori i ndërmarrjes ujësjellës-kanalizime Shkodër, Mark Molla. Pikërisht ky i fundit ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak Shkodër. Nuk dihet nëse kjo votë ka të bëjë me një qëndrim partiak apo është thjesht personale. Në ditët në vijim mund të mësohnt më tepër arsyet e kësaj vote kundër buxhetit të vitit 2018 për Bashkinë Shkodër.

Lexoni dhe kete

SINDIKATA E ARSIMIT, ANKESA NDAJ DAR SHKODER

Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër po mundohet të lërë mënjanë bashkëpunimin me Sindikaten e Arsimit. Është …