Drejtoria rajonale e arsimit do të rikthehet në Shkodër pas 25 prillit, ndërsa portali për pranimin e arsimtarëve të rinj do të hiqet, pasi nuk po ndjek rregullin e meritokracisë.
Deklarata erdhi nga kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela, teksa zhvilloi një takim me arsimtarë të Shkodrës, ku u ndal edhe tek problematikat që ato hasin në punën e tyre të përditshme.
Nga ana tjetër, vetë arsimtarët duke u ndalur edhe tek shqetësimet që krijoi pandemia me mësimin online, kërkuan me shumë vemendje, ndërsa i uruan kandidatit Çela fitoren në 25 prill.